Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare duke folur në ClickPlus të TV21 shpjegoi kërkesën e partisë së tij, që përmes Ministrit Bardhyl Dauti, e kanë propozuar në Qeveri, që të punësohen me vendim pune, të gjithë mjekët, infermierët, stomatologët e të tjerët që për momentin nuk janë në punë.
“Aq shumë do të na duhen infektologë, aq shumë do të na duhen epidemiologë sa ne nuk do të kemi mundësi të kemi ekspertë, për këtë flas unë” u shpreh Thaçi në TV21 duke hedhur edhe dyshimet e tij se si janë bërë punësime, por për këto tha se do të flasë pasi të ketë kaluar epidemia me COVID-19.
Thaçi në #ClickPlus: Neve na duhet personel mjekësor, qeveria ti punësojë menjëherë me vendim!
Gepostet von TV21 am Montag, 6. April 2020
