Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë, Menduh Thaçi, sonte në emisionin Click Plus, tha se në Kuvendin e Maqedonisë nuk ekzistojnë numrat për të bërë ndryshimet kushtetuese, pra 80 vota, aq sa kërkon Kushtetuta. Por nga ana tjetër ai tha se Qeveria është stablie, sepse numrat për qeverie janë.
“80-shi nuk ekziston në Kuvendin e Maqedonisë, për ndryshimet kushtetuese. Për të ardhmen e Maqedonisë ky numri 80, ka të bëjë me rrugëtimin evropian. Qeveria aktualisht nuk ka krizë me numra, por ka krizë me numrin e ndryshimeve kushtetuese dhe kjo shkon pak më larg. Këtu flitet për opozitën maqedonase se nuk do të bëhet pjesë e ndryshimeve kushtetuese, pjesa tjetër është marketing elektoral”- tha Thaçi.
