Tetovë, ura pa mbrojtëse gati 2 muaj! Qytetarët ndjehen të rrezikuar, Komuna premton zgjidhje

TË FUNDIT

“Ka më shumë se dy muaj që kjo mbrojtësja metalike është në këtë gjendje. Këtu për çdo ditë kalojnë me qindra vetura. Derisa rrezikohen automjetet, rrezikohen dhe këmbësorët”, raporton Senat Zylbehari, gazetar TV21.

Mbrojtësja e urës u dëmtua nga një aksident komunikacioni, por nga ajo kohë deri më tani e njëjta nuk është sanuar. Nga kjo gjendje e urës, shume lehte mund të përfundoni në lum. Qytetarët thonë se ndjehen të rrezikuar

“Gjë normale që duhet të rregullohet vetë pamje syri tregon se nuk është në rregull. Rrezik është ka fëmijë, është rrugë shumë e lëvizshme dhe duhet sa më shpejtë të rregullohet”, tha një qytetar.

“Deri sa të mbytet ndonjë atëherë do e bëjnë atë se pa u lënduar dikush nuk e bëjnë. Çka do bësh, vetëm thonë se do behët do behët, moti e kam dëgjuar se thonë do e bëjnë, do e bëjnë atë javë, këtë javë, ndoshta janë të zënë me punë shumë”, shtoi një tjetër qytetar.

“Patjetër se duhet të rregullohet është e rrezikshme shumë, por kush do bëjë kush është ai çka duhet ta bëjë”, potencoi një tjetër qytetar.

“Është shumë e rrezikshëm për ata që kalojnë, si për këmbësorët si vozitësit mbetet që kryetari komunës ta rregullon”, deklaroi një qytetar tjetër.

Një muaj më parë nga komuna thanë se do ta rregullojnë, ndërsa të njëjtën e thonë edhe tani.

“Duhet një intervenim shumë më I madh të behët aty se muri mbajtës është shumë i vjetër edhe duhet të punohet nga themeli dhe të rregullohet gjithë ajo pjesë nuk është vetëm pjesa e urës , sigurisht komuna e Tetovës është në dijeni dhe sektori i punëve të brendshme . shumë shpejtë do të realizohen punët aty janë çështje ditësh. Sigurisht apelojmë tek qytetarët që të vozisin më kujdes sidomos gjatë natës”, tha Besarta Ramadani – zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Ndryshe, rruga industriale është një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit.