Tetovë, të reshurat e shiut bllokojnë rrugët/Banorët nuk kanë fjetur nga droja e vërshimeve

TË FUNDIT

Shiu i dendur bllokoi disa rrugë në Tetovë, ndërsa situata më kritike ishte Reçice të Vogël e Brodec, Brodec s Shipkovicë. Banorët  e këtyre zonave thonë se  tërë natën kanë qenë pa gjumë nga droja që mund të ketë vërshime. Ata apelojnë tek komuna që të merr masa duke zgjedhur njëherë e përgjithmonë këtë problem. 

“Situata ka qenë shumë e keqe realisht se ujë del atje lartë tek gypat ku hynë uji i përroit. Ka qenë uji në rrugë dhe për fat të mirë nuk pati prurje të mëdha me gur të madhej që të bëjë problem. Kemi qen disa herë te kryetari i komunës. Na ka premtu se jemi duke e bërë një projekt, mirëpo asnjëherë nuk na ka dhënë një definicion  se kur do të behët”, tha një banor i Reçicës së Vogël.

“Shihet vetë kjo nuk është vetëm njëherë kjo është rregullisht kur bie shi  këtë dëm. Tërë natën nuk kemi fjetur.

“Rëndë ka qenë pasi që u zunë gypat edhe ajo është , dëme në shtëpi nuk ka pasur.”

“Zgjidhja do ishte të lihet kanali hapur më mirë. Kalon poshtë, ajo duhet të bëhet dhe dy mbrojtëse, po se nuk i bëjnë nuk i bëjnë a duhet të bëhen dy mbrojtëse.”

Nga komuna e Tetovës thonë se kanë intervenuar në kohë  dhe kanë pastruar kanalin në Reçicë, por edhe rrugën Shipkovicë-Brodec.

 “Ne nga mëngjesi jemi në teren dhe është intervenuar. Mekanizmi është në rrugën Shipkovicë-Brodec edhe është liruar  dhe bëhet pastrimi i tërësishëm i asaj pjesë  dhe njëkohësisht, morëm informatë edhe në rrugën 146 mbi tregun e kafshëve, edhe atje kemi prurje, është bllokuar gypi  dhe tash më veë uji është futur në kanalin e vet”, deklaroi Memet Jonuzi – komuna Tetovës.

Çdo herë kur ka të reshura të shiut këto zona janë më kritike, ndërsa kujtojmë se nga vërshimet e vitit 2015 kishte viktima njerëzish.