Tetovë, shkollat e mesme do të mësojnë online

TË FUNDIT

Shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar dy javët e para mësimin do ta ndjekin online dhe më pas do të shqyrtohet situata. Ky është vendimi të cilin e bëri të ditur ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Në fakt propozimi i shtabit të krizës të komunës së Tetovës ishte që të gjitha shkollat në Tetovë dhe komunat rurale tre javët e par ta ndjekin mësimin online, por siç duket kërkesa është pranuar pjesërisht.

Akoma nuk është marr ndonjë vendim për universitetet në Tetovë, por ministri tha se edhe kjo çështje do të shqyrtohet.

“Me konsensus është sjell vendim që shkollat e mesme në rajonin e Pollogut në Tetovës dhe Gostivar mësimin nga 1 shtatori ta fillojnë online dhe kjo të jetë për dy javët e para dhe më pas si do të jetë situata me të infektuarit dhe të shtruarit në spitale do të vendoset për më tutje. Më lejoni të them se njëra nga arsyet e sjelljes së këtij vendimi është situata me spitalet, pasi që janë të ngarkuara dhe gjatë gjithë javës pacientë nga Tetova dhe Gostivari hospitalizohen në Shkup”, tha Filipçe./TV21