Kjo është Çarshia e Epërme në Tetovë, konkretisht një pjesë e rrugës 185. Siç shihet nga pamjet, shirat e rëna gjatë ditës së sotme e kanë përkeqësuar gjendjen e kësaj rruge. Banorët thonë se rruga nuk ka qenë më parë në këtë gjendje, por se Komuna e Tetovës ka hequr pllakat e kalldrëmit për t’i përdorur në shtrimin e rrugës së butiqeve. Që nga shtatori, kjo rrugë ka mbetur kështu — me pluhur në mot të mirë dhe baltë kur bie shi.
-“Siç e shihini sa herë bie shi kjo rrugë është në këtë gjendje. Edhe kur kërkojmë taksi nuk vijnë për ndonjë rast, ndihma e shpejtë nuk vjen. Gjendja është aq e rënduar se ne jemi munduar disa herë të bimë ne kontakt me kryetarin e komunës së Tetovës dhe kemi has në vesh të shurdhër. Nuk ka vullnet i ka marr begatonat, kemi kërkuar të vijë ta rregullojë dhe sot e sot na kanë lënë në këtë gjendje që edhe vet e shihni.”
-“Kjo është katastrofë. Pasi i morën begatonat na premtuan se do e bëjnë rrugën dhe se kanë mendjen ta bëjnë, a ne vuajmë. Këtu ka pleq, ka të sëmurë ka njerëz. E shihni edhe vet si është gjendja, turp është për komunën. Le ta rregullojnë se një javë ka punë nuk ka më shumë se një javë. Sa bie shi.. edhe kur nuk ka shi pluhuri madh është, se pluhuri më i keq është se i dëmton mushkëritë.”
-“Prej kur janë tërheq kalldrëmet nga lart dhe verës dhe dimrit ka probleme, në kohë me shihi dhe vetë e shihni në çfarë situate është rruga jo vetëm për këmbësorët, por edhe makinat, dhe është edhe një problem se kur është koha e mirë pluhuri e mbyt këtë lagje nga lartë dhe bëhet fjalë për një zonë mbi 5 mijë banorë.”
Nga komuna e Tetovës thonë se gjatë muajit maj apo qershor do të fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge me mjetet që do lëshohen nga qeveria.
“Sigurisht që jemi të informuar për gjendjen dhe besojmë se sipas informacioneve që kam brenda muajt maj eventualisht brenda muajt qershor do të fillohet me punë në të. Pra me mbështetjen e qeverisë do ta asfaltojmë atë rrugë dhe banorët nuk do të kenë problem me rrugën e tyre”, tha Besara Ramadani
Banorët e lagjes 184 sot deri në redaksinë tonë dërguan edhe pamje se si të reshurat e shiut futen në shtëpitë e tyre.
