Tetovë, procesi i votimit është zhvilluar pa probleme

TË FUNDIT

Në Tetovë të drejtë vote sot kanë pasur 81 të burgosur dhe të sëmurë. Nazmi Dauti nga Këshilli komunal Zgjedhor tha se procesi është zhvilluar pa probleme. Dauti theksoi se janë respektuar të gjitha rregullat që janë paraparë nga KSHZ.


“Sot procesi zgjedhor ka filluar në Burgun e Tetovës, ku gjithsej duhet të votonin 53 persona që vuajnë masën e dënimit me burg, ku sipas informacioneve që morëm nga Këshilli Zgjedhor, vendvotimi 1925, procesi është zhvilluar siç duhet.”
Deri në këto momente nuk është regjistruar asnjë parregullsi, i gjithë procesi vijon ashtu siç duhet në bazë të rekomandimeve nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, në bazë të Kodit Zgjedhor dhe rekomandimeve apo informatave që marrin këshillat zgjedhor nga ana e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, tha Nazmi Dauti nga KKZ-Tetovë.