Gjate ditës së sotme kanë filluar punimet për ndërrimin e rrjetit të ujësjellësit ne lagjen Dardania në Tetovë, përcjell TV21. Kjo lagje rreth 4 muaj është pa ujë të mjaftueshëm për bije shkaku i bllokimit të gypit kryesorë. Javë më pare edhe vet kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ishte ne këtë lagje ku banoreve u premtoi se do të zgjidhet problemi sa më shpejt të jetë e mundur.
