Tetovë, ndërpritet një aheng familjar me 40 mysafirë, arrestohet pronari i lokalit

TË FUNDIT

Aheng familjar në një restoran, në të cilin të pranishëm ishin 40 mysafirë, mbrëmë e ndërpreu policia e Tetovës, ndërsa pronari i lokalit është arrestuar.

Siç kumtoi MPB dje në orën 18:30 nga nëpunësit policor të SPB-së Tetovë së bashku me inspektorët e Inskeptoratit shtetëror të tregut është kryer kontroll në një restoran në Tetovë, ku është konfirmuar se në objekt është organizuar aheng familjar dhe ka pasur rreth 40 persona të pranishëm.

Nga liria është privuar I.B.(38) nga Tetova, menaxher i objektit për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal të RMV-së. Pas dokumentimit të rastit do të vijojnë parashtresa adekuate.