Tetovë, infektohet një edukatore me Covid-19, izolohen fëmijët që kanë qenë nën përkujdesjen e saj

TË FUNDIT

Një edukatore e çerdhes “Rinia” në Tetovë ka rezultuar pozitiv me Covid 19. E njëjta   tani është në gjendje të mirë shëndetësore, por është në izolim  shtëpiak. Në izolim kanë shkuar edhe dy fëmijë që kanë qenë  nënë përkujdesen e edukatores ndërsa deri më tani gjendja  e tyre është stabile  dhe nuk kanë simptoma.

 “Rastin të cilën e kemi në çerdhe për infektim të një edukatore , bëhet fjale për  testim që ka ndodhur javën e kaluar dhe me organet që I kemi pasur me organet kompetente  dhe nga dita e premte ka rezultuar se është pozitiv  dhe menjëherë është vepruar në bazë të protokolleve dhe në bazë të algoritmit, grup ku ajo është përgjegjësie përbehet prej dy fëmijëve  menjëherë prindërit e fëmijëve kanë qenë të njoftuar ato janë në izolim  dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore  dhe nuk janë të infektuar”, deklaroi Amet Qazimi nga Sektori për Arsim.