Drejtoresha e gjimnazit të Tetovës Teuta Kamberi-Llala ka denoncuar në polici se gjatë ditës së premte është thirrur në komunën e Tetovës nga Sedat Sulejmani. Ai në emër të kryetrarit të Tetovës, Bilall Kasami, ka kërkuar nga drejtoresha të jep dorëheqje.
“Ditën e premte unë kam marr një deklaratë nga Sedat Sulejmani. U thirr në emër të kryetarit të komunës edhe më ftoi të paraqiten në zyrat e komunës. Unë në ora 15 e 18 minuta jam paraqitur edhe e kam thirrur Sadatin edhe i kam treguar se jam në zyrat e komunës edhe pas një pritje prej 10 minutash u paraqit edhe u futëm në një zyrë të komunës ku ishte bashke me personin tjetër Valedin Ademi. Nga ana e Sedatit sapo u hap biseda u kërkua dorëheqja në emër të kryetarit të komunës. Në ato momente unë kërkova sqarim dhe takim me kryetarin e komunës”, akuzon Kamberi-Llalla.
Drejtoresha tha se kërkesa për tu takuar me kryetarin nuk është pranuar dhe se nuk e she të arsyeshme që të jap dorëheqje.
“Sa i përket cilësisë unë vërtetë nuk e di se në çfarë thirret. Ai menaxhon edhe procesin edukativo arsimor, konkretisht menaxhon edhe më çështjen e shkollave. Sa për informacion ne kemi një grup të drejtorëve që marrim informacione, marrin instruksione, bëjmë pyetje, kërkesa. Kemi grup në viber ku mund ta cilësojmë se Sadati është pjesë në atë grup dhe kjo mund ta konstatohet lehtë nga organet kompetentet”.
Doni të thoni me këtë se Sadat Sulejmani jep urdhra se si do të ecë procesi arsimor në shkolla edhe është pjesë e grupit?
“Është pjesë e grupit dhe vazhdon të jep instruksione të punës tonë të mëtutjeshme kemi edhe shembuj konkret se zotëri Sadati, jep urdhër se si duhet të vazhdojnë proceset më tutje”.
Mund të na tregoni një shembull?
“Unë vetëm shembullin e fundit do ua jap, më thirri në telefon edhe më thonë se do vijë njerëzit që i ka dorëzuar Sadat Sulejmani për të marr ofertën e tyre dhe ta plasojnë tek nxënësit për fotografimin e maturantëve, ky është një nga shembujt që na ka ndodhë ditëve të fundit.”
Kontaktuam në telefon Sedat Sulejmanin, por ai na tha se këto akuza janë të pavërteta. Tha se veprimtaria e tij është në cilësinë e këshilltarit të jashtëm të kryetarit Bilall Kasami. Pyetëm edhe në komunë por edhe nga atje na thanë të njëjtën.
Sadat Sulejmani ka qenë ish zëvendës-ministër i kulturës dhe akoma merr apanazh prej 65 mijë denarë.
Pyetëm edhe Kasamin. Ai nuk e beson se ndokush nga ana e komunës është aq i çmendur sa të kërcënojë ndonjë, ndërsa deklaratat e drejtoreshës i quan gjëra “të pjellura”.
“Nuk e di a mund të ketë njerëz kaq të çmendur në komunë që dikush zyrtarisht të kërcënojë deri sa unë të jem kryetar. Nuk kamë informata të detajuara për çfarë behët fjalë tërë ditën sot kam qenë në aksion sigurisht se do ketë edhe informim zyrtar por unë nuk besoj se mund të ketë kërcënim ndaj ndokujt për çfarë do lloj veprimi që mund të bëj . Fatkeqësisht në shkollat tona kemi edhe kështu drejtor që ju pjell mendja për kësi gjerash”, tha Kasami.
Kasami edhe në kampanjë por edhe pasi e fitoi komunë n e Tetovës është mburrur se në asnjë rast nuk do të politizojë arsimin edhe se drejtorët e shkollave do të zgjidhen nga vetë shkollat.
