Tetovë, dëmtohet qëllimshëm gypi i oksigjenit në spital, u rrezikua jeta e 12 pacientëve me Kovid-19

TË FUNDIT

Në orët e mëngjesit janë dëmtuar gypat e oksigjenit në spitalin e Tetovës. Keqbërësit fatmirësisht nuk kanë arritur që të dëmtojnë gypin kryesor që furnizon mbi 120 pacientë të infektuar me Covid-19. Koordinatori i Covid është shokuar nga ky veprim.

“Person ose persona të pa identifikuar kanë bërë dëmtimin e gypit jo kryesor të furnizimit me oksigjen të spitalit por fatmirësisht nuk e ka dëmtuar atë kryesorin që furnizon mbi 120 pacientë që kemi të shtruar në spital. Ne pasi që e pamë atë ishim të shqetësuar teje mase, paramendoni çfarë pune bëjmë të gjithë mjekët nuk e dimë kur është e shtunë e diel, ose e martë dhe kur e pamë këtë jemi tronditur edhe nuk mund ta mendojmë se kush e ka bërë këtë”, deklaroi Nuredini.

Nuredini thotë se po dëmtohej gypi kryesor, atëherë do të duhej që pacientët brenda pak minutash t’i dërgojnë në qendra tjera klinike pasi që do tu rrezikohej jeta.

“Nëse do ishte prerë ajo kryesorja që është shumë afër. Ne do të duhej në një kohë minutash të bëjmë transportin e pacientëve në Shkup ose klinika tjera, ose në një numër të vogël ku kemi disa shtretër me oksigjen, do ishte një katastrofë e madhe nëse dëmtohej ai kryesori.”

Rasti është denoncuar në polici, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e policisë dhe prokurorisë dhe janë duke bërë hetim për zbardhjen e rastit. Gjatë javës do të hapen edhe pika shtesë të vaksinimit brenda qytetit, siç që janë Shtëpia e armatës, Elem Tours tek teleferiku, Qendra për Kulturë në Tetovë, si dhe klinika në fshatin Poroj të Tetovës.