Tetovë, çmimet në treg janë ngritur në qiell! Shitësit thonë se edhe ata tani produktet i blejnë më shtrenjtë

TË FUNDIT

Çmimet e produkteve ushqimore çdo ditë e më shumë po rriten, ndërsa një gjë e tillë po vërehet edhe në tregun e Tetovës. Shitësit thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër pasi gjithçka është shtrenjtuar.

Ndërsa  edhe vetë kultivuesit thonë se çmimet e plehrave artificiale janë shtrenjtuar shumë dhe më nuk ka llogari për asgjë.

“Çmimet janë shumë të larta, blerës ka shumë pak, ne varemi nga mërgimtarët, nëse mbetet nga këta këtu që janë, shumë pak. Nuk mund t’i mbulojmë harxhimet tona.”

“Rritja e çmimeve për çdo ditë vazhdon, tek ju ngelet fitimi i njëjtë, ose ? Tek na fitimi është më i ulët se çmimet hipin, a ne çmimet nuk mund t’i ndryshojmë.”

 “Bujku ka shumë humbje për shkak se plehrat artificiale më herët ishte 720 denarë , ndërsa këtë vit plehu artificial është 3200 denarë.  Me këtë ka shumë humbje bujku a njëjtë  edhe punëtorët edhe pensionistët janë shumë të dëmtuar për shkak të rritjeve të çmimeve e prodhimeve .”

Blerësit thonë se çmimet janë të larta andaj po blejnë vetëm gjërat e elementare.

Çmimet janë viran, kur njerëzit të gjithë pa punë kanë mbet, çmimet janë ngritur shumë në mënyrë katastrofale, e më të lartë më nuk ekzistojnë, më shtrenjtë se në Amerikë dhe shtetet perëndimore. Mendoni se këta që shesin i kanë ngritur çmimet? Jo, i kanë ngritur hajnat që bashkëpunojnë me qeverinë.”

Çmimet janë të shtrenjta për këta rroga që marrin pensionet. Çmimet janë astronomike ma shtrenjtë se në Gjermani. Mendoni se shitësit i kanë ngritur apo nga prodhimi ? Jo, i kanë ngritur nga prodhimi  nga fermat. Nuk ka gjasa që të përballohen këta çmime.”

Një kilogram grosh në treg shitet për 300 denarë, ndërsa çmim i specave për ajvar shkon në 50 denarë, i patates në 40 denarë. Gjalpi i shtëpisë është nga 600 deri në 800 denarë për kilogram.

error: Content is protected !!