Tetovë, arrestohen dy persona pas kontrollit në shtëpitë e tyre

TË FUNDIT

Polica e Tetovës bashkë me kolegët e Shkupit nga sektori i drogës arrestuan dy persona nga Tetova pas kontrollit këtë mëngjes në shtëpitë e tyre të cilët gjetën gjësende për vepra tashmë të kryera dhe të regjistruara. Kontrollet në shtëpitë e tyre u bënë këtë mëngjes nga ora 06:00 deri në ora 08:00 me urdhër gjyqësor.

“Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Departamentin e kriminalistikës- Sektorin për trafikim të paligjshëm të drogës në aksionin për zhbërjen e grupeve dhe personave të angazhuar në tregti ilegale të drogës, bazuar në urdhër të gjykatës nga Gjykata Themelore e Tetovës realizuan kontrolle në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të F.L (29), si dhe shtëpinë e M.A (31), që të dy nga Tetova”, kumtoi sot Zyra për marrëdhënie me publikun të SPB Tetovë.

Pas arrestimit që të dy u dërguan në stacionin policor në Tetovë për procedim të mëtejmë.