15 vjeçarja S.A. nga Tetova sot ishte viktima e radhës rrugën industriale ishte, e cila për fat të mirë aksidentit i shpëtoi me lëndime trupore. Sipas SPB-së Tetovë aksidenti është shkaktuar nga një 22 vjeçare nga Shkupi.
“Në ora 13:15 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato”, afër shkollës fillore në Tetovë, automjeti ” Golf 5″ me targa të Shkupit, i drejtuar nga. 22- vjeçarja A.A, ka goditur një këmbësore. Në aksident e mitura ka pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.”- thanë nga SPB Tetovë.
Vite më parë në këtë rrugë e cila është shumë e frekuentuar nga këmbësorët , u vendos semafor por siç duket kjo nuk është zgjidhja.
Për shkak se aksidentet janë të shpeshta, pikërisht për këtë rrugë kryetari i Tetovës Bilall Kasami javën e kaluar tha se duhetet të ndërtohen dy rreth rrotullimeve si mënyrë më e mirë për uljen e shpejtësisë.
“Besojmë që me këto dy rrethrrotullime ndjeshëm do të ulet rrezikshmëria e asaj pjese i atij segmenti të bulevardit. Edhe këtu bëhet fjalë për disa procedura, fillimisht zgjidhje urbanistike dhe zgjidhje të komunikacionit. Zgjidhja fillestare që ka qenë nuk ka qenë e përshtatshme dhe nuk ka marr pëlqim nga ministria e punëve të brendshme dhe është kthyer prapë në rishqyrtim”- pohoi Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës.
Kasami thotë se deri në pranverë do të mund të realizohet së paku njëri nga këto rrethrotullime ndërsa më pas edhe tjetri.
“Tash unë besoj që me përmirësimin e kushteve do të mund të realizohet njëri nga këto rrethrrotullime së paku në pranverë dhe në periudhë të shpejtë edhe tjetri varësisht nga procedurat e planifikimit dhe të tenderimit të projektit”- tha Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës.
Thuajse çdo vit, në rrugën industriale kemi pasur aksidente të cilat kanë përfunduar me fatalitet. Mbi 300 nxënës të shkollës fillore Kirlil dhe Metodi vijnë nga lagja “Jashtë Vardarit” dhe janë të detyruar së paku 2 herë në ditë ta kalojnë këtë rrugë, kur shkojnë në shkollë dhe kur kthehen nga shkolla. Para 3 vitesh, për rritjen e sigurisë në rrugën industriale u protestua nga banorët e kësaj ane