Punimet në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë kanë filluar para 6 muajve, por assesi të përfundojnë. Edhe pse kjo rrugë është në qendër të qytetit ajo është lënë në këtë gjendje.
Qytetarët thonë se po i dëmtojnë veturat e tyre, ndërsa edhe bizneseve përreth u ka rënë puna për 70% shkaku i rrugës së dëmtuar.
“Rruga katastrofë, a nuk e shohësh të gjithë veturat i prishëm, ka nja gjashtë kuaj, gjitha veturat i prishëm ta mbarojmë sot ta mbarojmë nesër ja, gjithë veturat i shkatërruam, kjo edhe gjatë kohë nuk do ndërtohet si ka filluar.”
“Nuk bënë rruga, ja gjitha veturat i kemi prishë”.
“Asnjëherë nuk rregullohet”.
“Shumë na pengon kjo rrugë. A ju ka rëndë punë? Për 70% po na mbyti pluhuri krejt.”
Por nga komuna e Tetovës thonë se nuk janë vetëm këto dy rrugë dhe se ka edhe rrugë tjera, por se kushtet klimatike nuk kanë lejuar që të punohet.
“Nuk janë vetëm këto dy rrugë, por janë shumë rrugë që na kanë ngelur nga viti 2021 pa përfunduar dhe janë bartë për vitin 2022. Rruga Strasho Pinxhur është rruga që na u paraqit me më shumë probleme. U dashtë që ne të ndërhymë me projekt shtesë të kanalizimit dhe ujësjellësit dhe e gjithë kjo procedurë mori kohë dhe nga sot u nënshkrua kontrata me ndërmarrjen që do t’i vazhdojë këto punë dhe nga dita e nesërme fillojmë dhe startojmë me punë”, tha Memet Jonuzi, sektori për rrugë.
Rreth 30 rrugë u filluan në kohën e para zgjedhjeve në qytetin e Tetovës. Një pjesë e tyre përfunduan pak para zgjedhjeve, ndërsa një pjesë e rrugëve nga tetori e deri më tani akoma janë në këtë gjendje të pa përfunduara.
