Tetovarët po e gjejnë veten në palestër! Fitnesi, investim për trupin dhe mendjen

TË FUNDIT

Interesimi i tetovarëve për palestër po rritet gjithnjë e më shumë, pohon instruktori Arbenit Zeqiri. Sipas tij, qytetarët janë të vetëdijshëm për dobitë që sjell fitnesi, gjersa tregon se përpos sportistëve, ka edhe nga ata që ky lloj sporti po ju futet në gjak si rekreacion, përfshirë edhe pensionistëve. 

“Momentalisht në qytetin Tetovës vetëdija dhe dashuria për aktivitetin sportiv është në rritje këtë e kanë dëshmuar edhe klientët tanë nga momenti që jemi hap për tetë muaj e këndej dhe vlen të theksohet se grupmoshat që kanë shprehur interes janë nga më të ndryshmet, duke filluar nga fëmijët deri tek pensionistët dhe kjo është ajo që na gëzon më shumti dhe ky është qëllimi jonë nga momenti kur e kemi hap, mos te jemi të limituar por t’i kemi të gjitha grup moshat dhe ta gjejë sikush veten tek fitnesi, duke filluar tek atletët, tek sportistët profesionistë, deri tek amatorët dhe deri tek ata që e bëjnë thjeshtë për aktivitet fizik për rekreacion dhe benifite shëndetësore”, tha Arbenit Zeqiri – Insktuktor Fitnesi .

Aktivitete fizike janë faktor të rëndësishëm për shëndetin fizik, por edhe atë mendor. Mjeku Artan Ibishi shpesh këshillon pacientët e tij që të merren me aktivitete fizike, përfshirë edhe shkuarjen në palestër.

“Ne ua rekomandojmë më shumë pacientëve tanë fitnesin pasi që ndikon drejtpërdrejt  në shëndetin e plotë fizik dhe mendor, dobitë e fitnesit janë shumë në aspektin fizik përmirëson sistemin kardiovaskular duke forcuar zemrën, duke ulur tensionin e gjakut, njëkohësisht rrit kapacitetin e mushkërive dhe në aspektin e shëndetit mendor kemi përmirësim të gjumit, njëkohësisht kemi nivel të lartë të nivelit të stresit, duke pasur parasysh se tash kemi jetë shumë dinamike dhe aspektin fizik është shumë në këtë aspekt”, u shpreh Artan Ibishi – mjek.

Çmimet për abonime njëmujore në palestër, variojnë nga 20 euro deri në 40 euro, ndërsa angazhimi i një trajneri personal paguhet shtesë, me çmime mujore nga 50 euro e lart.