Tetova në referendum kundër lojërave të fatit? Komuna e përkrah idenë e lëvizjes antibixhoz, kërkojnë mundësi ligjore

TË FUNDIT

Në Tetovë mund të organizohet referendum për lojërat e fatit. Në debatin e organizuar nga Lëvizja Antibixhoz, ku kishte edhe profesorë universitarë dhe kryetari i Tetovës, u tha se është duke u kërkuar mundësi ligjore se si kazinotë edhe lojërat e fatit të largohen nga qyteti. I pari i Tetovës, Bilall Kasami, tha se komuna do ta përkrahte një referendum të tillë.

“Ne si komunë i shohim të gjithë përgjegjësitë dhe ingerencat që i kemi që kjo sëmundje, ky kancer i shoqërisë njëherë e përgjithmonë të largohet nga Tetova, ne u kemi dhënë sektorëve të komunës që të gjejnë mundësi ligjore për organizim të referendumit për këtë çështje, drejtpërsëdrejti nuk është përgjegjësi e komunës, është biznes që organizohet dhe kontrollohet nga Ministria e Financave, por besojmë se do të gjejmë mënyrë të organizimit të referendumit për këtë çështje që ndër ligjet me ingerecat e komunës si pushtet lokal.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Tetovës.

Sipas profesori Qebir Avziu qeveria vetë e ka lejuar shtimin e lojërave, pasi një pjesë e mirë e buxhetit mbushet nga kazinotë.

“Ne besojmë se një pjesë e këtyre mjeteve derdhen në buxhet edhe ky është qëllimi i qeverisë dhe ne supozojmë se kjo është, në anën tjetër qytetarët e këtij vendi varfërohen në këtë mënyrë, andaj më mirë është që të mbeten paratë tek qytetarët se sa një pjesë në buxhet dhe një pjesë jashtë vendit tonë. Ideja është që këta mjete të mbesin tek qytetarët tek popullata dhe këto lojëra të fatit sa më parë të largohen nga vendi ynë.”- deklaroi Qebir Avziu, Profesor.

Nga Lëvizja Antibixhoz thonë objektet e këtilla shtohen dita ditës, ndërsa qëllimi është që të gjendet mënyrë që jo vetëm lojërat e fatit, por edhe objektete tjera të veseve të këqija, të largohen nga qyteti.

“Duke reaguar ne objekte të lojërave të fatit edhe më tepër hapen kështu që ne me profesorët dhe penelistët do të mundohemi të sqarojmë një sfidë të re ajo është referendumi gjithë popullor i të gjithë objekteve i të gjitha objekteve jo vetëm të lojërave të fatit por objektet e veseve të këqija që e dëmtojnë këtë popullatë.”- tha Xhemal Abdiu, Lëvizja Antibixhoz.

Në Tetovë ka kazino dhe bastore që gjendjen edhe në afërsi të objekteve shkollore. Lëvizja Antibixhoz disa herë deri më tani ka kërkuar largimin nga institucionet arsimore, por një propozim i tillë nuk është marrë parasysh.