Pjesë të makinave, goma dhe mbetjet inerte vazhdojnë ta ngufasin Tetovën.
Edhe pse komuna ka caktuar një vend të posaçëm për këto mbeturina, qytetarë të papërgjegjshëm vazhdojnë t’i hedhin rreth kontejnerëve në qytet.
Shqetësim janë edhe deponitë e egra.
Kjo gjendje i revolton qytetarët.
-Duhet të ketë më tepër angazhim se nuk shoh se hedhin kah mos mbeturina edhe askush nuk është i gatshëm ti afroje.
-Aspak nuk është i pastër, mbeturinat rregullisht mblidhen po ka që hedhin anash shumë, a qyteti si qytet nuk është i pastër.
-Në përgjithësi jo, se ka të shkosh mbeturina në rrugë në krahasim me vende tjera.
-Nuk mendoj se është shumë i pastër, mos them jo i pastër.
Kryetari komunës së Tetovës Bilall Kasami thotë se komuna mbeturinat inerte i grumbullon pa pagesë, por qytetarët përsëri i hedhin jashtë koshave të mbeturinave.
“Ne vazhdojmë të kemi një dukuri jo të këndshme, pranë kontejnerëve ku qytetarët hedhin çdo lloj mbeturinash, i përkujtoj edhe njëherë qytetarët që komuna e Tetovës me vendim të këshillit të gjithë mbeturinat veç atyre komunale vinë deri në shtëpi ua merr pa asnjë pagesë”, tha Kasami.
Edhe nga NPK “Tetova” paralajmërojnë sanksione për ata që vazhdojnë të hedhin materiale të ndryshme në vend joadekuat.
“Kemi dhe qytetarë të pa ndërgjegjshëm që hedhin edhe rreth kontejnerëve, që ne na paraqesin problem shtesë, mirëpo do të kisha bërë një apel tek qytetarët se do ketë një inspektim nga ana e inspektorëve komunal do të bëhen fotografi dhe do të ketë padi penale ata që do hedhin mbeturina inerte”, tha Havzi Rizvani.
Në Tetovë për pastrimin e kontejnerëve në qytet është e angazhuar kompania “Saubermacher” e cila të i mbledh edhe mbeturinat nëpër shtëpi, por pastrimin e mbetjeve përreth kontejnerëve në qytet e bën ndërmarrja komunale.
