Kryetar të komunave të Kosovës, Shqipërisë edhe Luginës së Preshevës sot kanë qenë mysafirë në komunën e Tetovës. Nikoqiri Bilall Kasami tregoi se ky takim ka për qëllimi rritjen e bashkëpunimit për promovim të turizmit mes komunave të tre shteteve.
“Doli si iniciativë e ambasadorit Minxhozi që të kemi një vizitë të kryetrarë te komunave në Kosovës në Tetovë dhe bashkë të udhëtojmë për në Pogradec, pra kjo është një vizitë pa ndonjë protokoll të caktuar, një vizitë njohjeje mes kryetarëve të komunave, sigurisht në kuadër frymës në bashkëpunimit që ndajmë si pushtet lokal dhe në kuadër të realizmit të projekteve të përbashkëta.”- deklaroi Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, tha se qëllimi është që edhe komunat e Maqedonisë së Veriut të përfshihen në agjendën turistike, në të cilën tashmë bashkëpunojnë komunat e tjera.
“Mes Kosovës edhe Shqipërisë tash më kanë vendosur një bashkëpunimin të mirë në fushën e turizmit, kemi kryetarin e Gjakovës këtu, që ka filluar një bashkëpunim jo vetëm me Tiranën por edhe Durrësin, me Pogradecin dhe Korçën, ne duam që të përfshijmë në këtë edhe Maqedoninë e Veriut që të mos jetë për një ndalesë për një drekë apo një ditore por të kemi një program të përbashkët turistik”- deklaroi Qemal Minxhozi, ambasador i Shqipërisë në Kosovë.
Organizatorët u shprehen se ide e mirë do të ishte që edhe nxënësit e shkollave ekskursionet ti bëjnë nëpër qytete të Shqipërisë dhe Kosovës, që të njihen më mirë me vendet.
