Tërmeti në Turqi dhe Siri ka vënë në lëvizje edhe Tetovën dhe Gostivarin për të mbledhur ndihma për të prekurit nga kjo fatkeqësi. Në sheshin e Tetovës, komuna dhe shoqatat humanitare kanë hapur një tendë kur për çdo ditë grumbullojnë ndihma humanitare që më pas do të nisen drejt zonave të prekura nga fatkeqësia natyrore.
“Aksioni për grumbullimin ndihma për Turqinë dhe Sirinë nga filluar nga dita e djeshme ku nga ora 10 paradite deri ora 6 pas dite ka pas një fluks të madh të qytetarëve. Aksioni vazhdon edhe sot dhe çdo ditë komisioni i formuar nga këshilli komunal mban mbledhje dhe vendos me mënyrën si do vazhdojë me organizimin.”- thotë Ilir Mustafai, Aktivist.
Nga Gostivar dje janë nisur disa kamionë me ndihmë.
“Filluam me shoqërinë para dy ditësh dhe kemi pas shumë interesim edhe e falënderojmë të gjithë Gostivarin. Nga sot nuk pranojmë tesha se nuk kemi mundësi që t’i dërgojmë, do të vazhdojmë më ndihmë financiare, kush ka mundësi të na ndihmojë me financa .”- tha Harbin Nesimi, Aktivist.
Aktivistet bënë apel që ata qytetarë që japin ndihma, të mos dërgojnë gjëra që duan t’i pastrojnë nga shtëpitë e tyre. Në Tetovë shqyrtohet mundësia që rrobat e vjetra dhe të panevojshme të mos i pranojnë, gjersa ato për të cila ka më shumë nevojë janë veshmbathjet për fëmijë.
