Në Tetovë ndriçimi publik do të behët me partner publiko privat.
Në një debat publik të organizuar në komunën e Tetovës është diskutuar mundësia që ndriçimi publik në Tetovë t’i jepet në menaxhim ndonjë kompanie private që do të përcaktohet pas hapjes së tenderit publik, tha kryetari i komunës Bilall Kasami.
“Në pamundësi që të menaxhohet nga ana e komunës për shkak të vendimit të qeverisë, ne shfrytëzuam mundësinë që e njëjta të shkojë me partneritet publiko privat. Sot kemi kompani që ka përpiluar dhe do ta diskutojmë edhe në këshill, dhe këshilli do ta diskutojë. Kjo është në interes të qytetarëve dhe më tutje do të vazhdojmë me procedurat e tenderimit.”- tha Bilall Kasami – kryetra i komunës Tetovës.
Steftalla Petrovska e cila e prezantoi studimin, tha se është bërë studim fizibiliteti me të cilën kompania e cila do të marrë në menaxhim ndriçimin do ta kthejë investimin në periudhë kohore prej 11 vitesh, ndërsa në fillim do të duhet që të investojë mbi 4 milionë euro.
“Nëse behët varianti më i shtrenjtë dhe ne atë e rekomandojmë, kjo nuk do të kishte kuptim nëse investitori nuk i ndërron të gjithë kabllot edhe kjo do të jetë investimi 4 milion e 400 mijë euro, që të ndërrojmë kabllot, kutitë, dritat që nuk janë led. Dhe nëse ngelin këto të dhëna që janë tani, partneri do të duhet që për 11 vite t’i kthej investimet, dhe për këtë rekomandojmë që marrëveshja të jetë për 15 vite.”- deklaroi Sfetllana Petrovska.
Tani për tani në Tetovë ndriçimi publik funksionon deri në ora 12 të mesnatës, masë e cila erdhi si pasojë e krizës energjetike.
