Parandalimi i hershëm i kancerit të gjirit është momenti kyç – e pikërisht këtu çalon Maqedonia. Kjo e dhënë ka dal nga rezultatet e anketës nga shoqata Hema Onko , ku janë anketuar 200 pacientë, e që ka rezultuar se 70% prej tyre analizat i kanë bërë në Klinika private.
“Më shumë se 70% e pacienteve që diagnostikohen herët, analizat e tyre i bëjnë privatisht, që vlerësoj se për sistemin shëndetësor është. Përse është kjo kështu, besoj është e qartë sepse shumë gjatë pritet për termine, për biopsi, për patologji në spitalin klinikat shtetërore. Për ne si pacientë onkologjik ajo që është edhe më zhgënjyese, është se 80% e këtyre pacientëve që diagnostikohen, pa marrë parasysh nga stadi i parë deri i katërti, në fillim dërgohen në kirurgji”, tha Ana Marjanoviq –paciente onkologjike (Hemaonko).
Nga Hema Onko thonë se nga Ministria e Shëndetësisë u është premtuar se do të ketë regjistër nacional për pacientët onkologjik.
“Nga ministri morëm një premtim se do të ketë ndryshime, do të ketë digjitalizim të tërësishëm të të gjithë sistemit shëndetësor, të të dhënave që kemi kërkuar të derdhen në një regjistër nacional, sepse siç ka tha edhe Ana, të dhëna të pacientëve që trajtohen në klinika private ne nuk kemi”, pohoi Milica Kuzmanovska – Hemaonko.
Shoqata Hema Onko edhe këtë vit realizoi një mëngjes me pacientët në Klinikën e Onkologjisë në Shkup.
“Jo se ne po festojmë por duhet që gratë të jenë në qendër të vëmendjes për këtë sëmundje dhe t’i respektojmë, të hamë bashkë mëngjes dhe të zhvillohet ndërgjegjësimi se diagnoza e hershme shpëton jetë”, u shpreh Lidija Pecova – Kryetare e Hemaonko.
Përndryshe nga shoqata falënderuan stafin mjekësor pranë Klinikës së Onkologjisë, meqë siç thanë, për shkak të deficitit, përballen me shumë punë dhe sakrificë.
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje.