Tetë zjarre aktive, të tjerat janë lokalizuar pjesërisht

TË FUNDIT

Aeroplani i Aviacionit Ushtarak Rumun ka vepruar dy herë në zjarrin në Komunën e Prilepit te fshatrat Toplicë, Rakle de Nikodin, që është lokalizuar pjesërisht, por në vende të caktuara ende nuk ka tym. Në terren janë ekipet e Armatës dhe  EP “Cërn Bor” nga Prilepi, informon ndihmës udhëheqësi i Qendrës për Menaxhim me Kriza Marija Millkova në konferencën e pasdites në QMK-ka

Siç theksoi, deri në orën 16.00 akoma janë tetë zjarre aktive, ndërsa të tjerat janë lokalizuar pjesërisht.

“Zjarri në rajonin e Dellçevës në fshatin Razlovc dhe fshatin Istevnik i Ri është vënë nën kontroll, ndërsa ka pak tym në vendin e quajtur Gërbovec, por zjarri është nën kontroll. Në terren janë ekipet zjarrfikëse nga ndihma e huaj, MPB-ja dhe Armata. Zjarri në Pehçevë në fshatin Budinarc ende është aktiv. Kishte momente kur shpresonim se zjarri është lokalizuar, por u shfaqën vatra të reja. Në terren janë pjesëtarët e Armatës. MPB-së, EP Malesh nga Strumica, brigadat zjarrfikëse nga Shkupi, Kavadari dhe Shtipi, të punësuar në DSHM, EVN, popullata vendore, ekipet ndërkombëtare nga Sllovenia dhe Austria dhe subjekte të tjera të cilat përballen me stihinë e zjarrit”, tha Millkova.

Zjarr aktiv, sip tha, ka edhe në Komunën e Sarajit në fshatrat Raoviq dhe Bukoviq ku në terren ka ekipe nga Parku Kombltar Jasen, EP Karaxhicë, brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit dhe banorë të Komunës.

“Aktiv është zjarri në Komunën Petrovec me fshatin Divje në  vendin e quajtur Krushje, i cili u vu nën kontroll, por në orën 13.30 sërish u aktivizua. Në terren janë përfaqësues të EP Karaxhicë, Armata dhe vetëqeverisja lokale. Zjarri në Komunën e Çashkës, afër fshatit Vlladinovc u lokalizua në orët e hershme të mëngjesit, megjithatë në orën 13.30 sërish u aktivizua. Në terren janë përfaqësues të Njësitit Zjarrfikës nga Velesi dhe popullata vendore”, saktëson Millokova.

Theksoi se zjarri, i cili në orët e pasdites shpërtheu në fshatin German në Komunën Rankovc, është vënë pjesërisht nën kontroll dhe në terren është njësiti zjarrfikës dhe EP nga Kriva Pallanka. Lidhur me spekulimet se atje ka gra me fëmijë, tha se në kohë janë shpëtuar dhe nuk janë rrezikuar.

Pasdite, theksoi, janë paraqitur zjarre në fshatin e Velesit Kojnicë, Krajnicë dhe Izvor. Në vendngjarje janë 11 të punësuar nga EP Babuna dhe shtoi se ky zjarr të loaklizohet deri në fund të ditës. Pasdite, theksoi, ka shpërthyer zjarr edhe në Kostin Doll të Koçanit, por mbahet nën kontroll dhe nuk ka rrezik që të zgjerohet.

Informoi se është bërë zëvendësim i ekipit ndihmës zjarrfikës ndërkombëtar nga Bullgaria, ekipet e së cilës ishin në terren në Pehçevë. Ato janë zëvendësuar me ekipe të reja dhe tashmë kanë mbërritur tre automjete zjarrfikëse me disa zjarrfikës në vend të cilët, siç tha, gjatë sitës së sotme de të nesërme do të shpërndahen atje ku ka nevojë.

Për momentin, siç theksoi, mbledhje mban Shtabi Kryesor dhe po bëhet seksioni i pasdites, ndërsa njëherësh caktohen edhe masa ku, kur dhe cilat subjekte në cilat lokalitete të veprojnë gjatë ditës së nesërme.