Tesla posedon bitkoina në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë

TË FUNDIT

Tesla për momentin ka bitkoina në vlerë rreth 2,5 miliardë dollarë, sipas dokumenteve të dorëzuara deri te Komisioni Amerikan për Letra me Vlerë dhe Treg të Kapitalit.

Kjo do të thotë se prodhuesi i makinave elektrike në letra ka realizuar përfitim të dukshëm vetëm disa muaj pasi ka investuar në valutën kripto më të madhe në botë.

Kompania në dokumentet ka theksuar se investimi saj në një valutë të paqëndrueshme digjitale është me vlerë 2,48 miliardë dollarë në fund të marsit, transmeton Si-En-Bi-Si.

Tesla në fillim të vitit kumtoi se ka blerë bitkoina në vlerë prej 1,5 miliardë dollarë dhe se planifikon ta pranojë atë valutë krupto si mjet për pagesë për furnizim të makinave të veta.

Sipas raportit financiar për tremujorin e parë nga viti 2021. Tesla nga shitja e bitkoinave ka fituar 101 milionë dollar neto, që kontribuoi për kërcim të fitimit neto të kompanisë në nivel rekord.