Terroristi Kujtim Fejzullau, i cili më 2 nëntor vrau katër dhe lëndoi më shumë se 20 persona në qendër të Vjenës, pranverën e kaluar ka punuar në një kompani për sigurim të spitaleve.
Miku i tij shumëvjeçar i cili është në burgun hetues sepse është i dyshuar për bashkëpunim, ka thënë se Fejzullau, gjatë karantinës së parë në Austri pas fillimit të pandemisë së virusit korona, ishte i punësuar me rrogë minimale, si sigurim në një spital. Ai nuk ishte në marrëdhënie pune me spitalin, por me kompaninë e cila e kishte marrë punën për sigurimin e institucionit shëndetësor.
Sipas protokollit të marrjes në pyetje, kompania e cila ia kishte dhënë punën, përmes grupit “Uatsap”, në bazë ditore ka organizuar njerëz që t’i sigurojnë objektet. I dyshuari gjithashtu kishte thënë se Fejzullaj i ka ofruar që të fitojë para me sigurimin e objekteve, por ai kishte refuzuar.
Mediat lokale informuan edhe se sipas gjitha gjasave është zgjidhur misteri për atë se si ai kishte arritur në qendër të Vjenës – sipas gjitha gjasave kishte shfrytëzuar “Ueber” që të arrijë në vendin e krimit me gjithë armatimin.
