Tërmeti i tretë godet Turqinë, kësaj radhe në afërsi të Stambollit

TË FUNDIT

Pas dy tërmeteve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë sipas shkallës Rihter, që tronditën sot Turqinë në afërsi të kufirit me Sirinë, rreth orës 14:00 sipas orës lokale, një tërmet i fortë është regjistruar jo shumë larg Stambollit. Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë është regjistruar në lagjen e Ferizlit, që ndodhet vetëm 150 kilometra nga Stambolli.