Tërmet në Sarajevë

TË FUNDIT

Tërmeti me magnitudë prej 4.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur kryeqytetin e BeH-së, Sarajevën, në mëngjes rreth orës 09:20. 

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 10 kilometra në veri të Sarajevës në një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Qytetarët e Sarajevës dhe rrethina e saj shkruajnë në EMSC se tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe ka zgjatur disa sekonda, transmeton Klis.

Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale.