Tërmet i fortë me intensitet prej 6.7 ballë sipas shkallës së Rihterit u regjistrua sot në Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas Institutit të Observatorit kombëtar grek, epiqendra ka qenë 19 kilometra në veriperëndim të ishullit grek Samos.
Epiqendra është në afërsi të bregdetit turk, por tërmeti u ndje pothuajse në të gjitha pjesët e Greqisë dhe Athinës.
