Tentim vrasje në Fushë Kosovë

TË FUNDIT

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i dyshuar ka gjuajtur me armë zjarri duke i lënë të plagosur dy persona , ky tentim vrasjeje ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 më rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Personat të cilët kanë pësuar lëndime trupore janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit “Pistoletë Zastava 7.66 mm”, një karikator me një fishek, dy gëzhoja të njëjtit kalibër si dhe dy thika./21MEDIA