Tentim për vrasje me 21 plumba në Pregllovë! I sulmuari u shpëton plumbave, pëson kali i tij!

TË FUNDIT

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me diell

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me diell. Para dite në pjesët jugore...

Mësoni çfarë ju thotë horoskopi sot

Dashi Ju sot do të ndjeheni pak të lodhur, prandaj bëni vetëm gjërat që janë të nevojshme. Të ardhurat ekonomike...

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Banorët e fshatit Pregllovë të Komunës së Pllasnicës mëngjesin e djeshëm u zgjuan nga një breshëri plumbash.

Ngjarja e frikshme ka ndodhur në vendin e quajtur ”Ramnishta” ku dy persona nga fshati Pllasnicë, kanë shtënë me armë zjarri ndaj Nerxhat Tairoskit nga fshati Pregllovë.

Tairoski në orën 9:30 minuta ka qenë në pyll afër fshatit për të mbledhur dru për nevoja personale, por rrugës për në shtëpi, pikërisht në këtë vend nga një afërsi prej 23 metrave  drejt tij është shtënë me 21 plumba, ku për fat të mirë nuk e ka kapur asnjëri. Nga ajo breshëri plumbash ka pësuar kali i tij.

Dje rreth orës 9:30 minuta në mëngjes , këtu pikërisht në këtë vend ku ndodhet edhe TV21 ka ndodhur një ngjarje tentativë për vrasje, ku një person ka tentuar të vras një person tjetër, por për fat të mirë nuk e ka vrarë personin. Ndaj personit në fjalë është gjuajtur me 21 plumba.

Emir Tairovski që është vëllai i të sulmuarit për TV21 tregoi për ngjarjen e djeshme dhe tha se tentime të tilla për të vrarë vëllain e tij nga i njëjti perosn ka pasur edhe 3 herë të tjera.

 “Vëllai im kur ka zbritur. Imir Bizaroski ka gjuajtur e ka vrarë kalin dhe ka dashur ta vrasë vëllain tim e jo kalin, por ja ndodhi që ka vrarë kalin, ja kjo është e ka ruajtur zoti. Edhe para kësaj ka pasur kërcënime vëllai im ja ka ndërpre rrugën tre herë në kthim”, tha Emir Tairoski.

Nga Sektori për Punë të brendshme – Manastir thanë se po merren masat e nevojshme për zbardhjen e këtij rasti, ndërsa i dyshuari ka qëndruar në Stacionin Policorë të Kërçovës dhe pritet të merren masat e nevojshme.

 “Më 17 nëntor 2020, në Stacionin Policor Makedonski Brod I.B (60.v) dhe F.XH (55.v), të dy nga Pllasnica, u privuan nga liria, duke vepruar sipas një raporti nga N.T (43.v) nga fshati Pregllovës që në vendin e quajtur “Ramnishta”, zonë e fshatit Pregllovë, Komuna e Pllasnicës, nga një person me të cilin kishin një marrëdhënie të prishur prej një  kohe të gjatë, ka pasur një sërë të shtënash, ku edhe është vrarë kali i viktimës. Të dy personat u ndaluan për shkak të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”, sipas nenit 123 të Kodit Penal. Po merren masa për zbardhjen e çështjes”, thonë nga SPB-Manastir.

Sipas informatave të TV21 vëllezërit Tairoski me personin e lartpërmendur kanë problem që nga viti 2003, andaj ata kërkojnë drejtësi nga shteti.

 “Kërkojmë si të gjithë edhe ne të jemi të lirë, atë e kërkojmë. E drejta të del në dritë si për vëllain tim edhe për anën tjetër. E vërteta të dal në dritë, edhe të kemi mbrojtje”, u shpreh Emir Tairoski.

Në vendin e ngjarjes gjatë ditës së djeshme është kryer inspektimi, janë marrë gëzhojat e plumbave nga automatiku me të cilën është shtënë dhe po punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.

TË NGJAJSHME