Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për tensionet para selisë të Partisë Demokratike, ku po zhvillohet një protestë e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në “Twitter”, diplomatja amerikane bën thirrje që të refuzohet çdo lloj dhune.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës,” shkruan ambasadorja Yuri Kim.
