Tensione në Këshillin të Sigurimit në Nju Jork/Rusia kundërshtoi praninë e Bujar Osmanit, Rama e mbron

TË FUNDIT

Kryeministri Edi Rama përplaset ashpër me Vasily Nebenzya, përfaqësuesin rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shkak i debatit mes kryeministrit shqiptar dhe diplomatit rus u bë fjalimi i i Volodymir Zelensky dhe Bujar Osmanit.

 Shqipëria, si mbajtëse e presidencës së Këshillit të Sigurimit vendosi që presidenti i Ukrainës dhe kryesuesi i OSBE, ministri shqiptar i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut të flisnin përpara anëtarëve të KS-së. Ky vendim u kundërshtua nga Rusia dhe u cilësua shkelje e regullores së Këshillit të Sigurimit.

 “Ne kundërshtojmë praninë e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe për këtë informuam Presidencën shqiptare dhe Këshillin e Sigurimit. Nëse Presidenca shqiptare me Këshillin e Sigurimit e lejon z. Osmanin të flasë, besojmë se ai mund të shprehë vetëm qëndrimet konsensuale të OSBE-së. Më duhet të theksoj se OSBE, për shkak të qasjes destruktive të fuqive perëndimore, nuk kontribuon në asnjë mënyrë në procesin e zgjidhjes së situatës në Ukrainë, por vetëm e përkeqëson atë”, tha Vasily Nebenzya – ambasador i Rusisë ne KS.

Paralajmërimeve të Rusisë, Edi Rama, si udhëheqës i debatit të nivelit të lartë në praninë e krerëve të 50 shteteve iu përgjigj.

Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Që të bien dakord, ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk merr fjalën. Kjo vjen nga diçka që keni bërë ju. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit”, pohoi Edi Rama – kryeminister i Shqiperisë.

“Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë”, pohoi tha Vasily Nebenzya – ambasador i Rusisë ne KS.

Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë  e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë”, pohoi Edi Rama – kryeminister i Shqiperisë.

“Ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike”, deklaroi Vasily Nebenzya – ambasador i Rusisë ne KS.

Folët për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet e NATO-s që vijnë këtu. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i këshillit”, deklaroi Edi Rama – kryeminister i Shqiperisë.

Në debatin e nivelit të lartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj riartikuluan qëndrimet e tyre kundër Rusisë. Ato u cilësuan nga shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavrov si qëndrime arrogante dhe mungesë dëshire e SHBA-ve e vendeve anëtare të NATO-s për të ndërtuar një dialog për paqen mes dy vendeve. Po aq ministri i jashtëm rus pati kritika edhe për mënyrën e drejtimit të debatit për Ukrainën kur tha se Amerika dhe aleatët e saj po përpiqen të privatizojnë sekretariatin e Kombeve të Bashkuara.