Tender i dyshimtë në M-NAV, kallëzim penal për dy zyrtarë!

TË FUNDIT

Drejtoria për Polici Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ndaj ish-drejtorit të sektorit për teknikë ajrore në M-NAV Shkup, V.K., për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dhe ndaj ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së prokurimeve, B.A., për mosveprim të kujdesshëm në detyrë, përcjell TV21.

Sipas kallëzimit, V.K. ka bashkuar dy prokurime të ndryshme – për softuer dhe për arkivim të dokumenteve – duke hartuar dokumentacion diskriminues dhe të papërputhshëm me ligjin. B.A., edhe pse në dijeni për këto shkelje, e ka publikuar tenderin në sistemin elektronik për prokurime publike.
Si pasojë, është dëmtuar buxheti i M-NAV me rreth 1.4 milion denarë, duke i sjellë përfitim kompanisë “Kontego” SHPK Shkup, me të cilën u lidh kontrata.