Moti sot do të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 25 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të pakta. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
