Temperatura sot në Demir Kapi shkoi deri në 37 gradë, ndërsa në Tetovë, Strumicë, Shkup, te Zajçev Rid dhe në Gjevgjeli janë regjistruar 36 gradë Celsius. Sipas matjeve të DPHM-së, në Shtip dhe Manastir temperatura maksimale ishte 35, në Prilep dhe Vinicë – 34, në Hanet e Mavrovës, Ohër dhe Pretor -32, Kriva Pallankë -31, Berovë-30, Krushevë -28 dhe 26 në Llazaropole.
DPHM paralajmëron se deri në fund të ditës dhe në fillim të natës në verilindje dhe lindje do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar, bubullima dhe kushte për paraqitje të breshrit. Në orët e mbrëmjes do të ketë stabilizim të motit.
Moti nesër do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 9. Në Shkup, mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë.
“Në ditët në vijim nën ndikimin e masës së ngrohtë ajrore nga jugu, moti do të jetë shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në disa vende do të jenë mbi 35 gradë, ndërsa më ngrohtë pritet të jetë të enjten dhe të premten kur në disa vende do ta tejkalojnë edhe temperaturën mbi 40 gradë” njofton DPHM.
