“Telegram” fitoi 70 milionë përdorues të rinj gjatë rënies së Facebook-ut

TË FUNDIT

Aplikacioni Telegram ka fituar 70 milion përdorues të rinj, pas rënies së Facebook, WhatsApp dhe Instagram, bëri të ditur themeluesi i këtij aplikacioni Pavel Durov.

Të hënën 3.5 miliardë përdorues nuk kanë pasur qasje në Facebook, Messenger, WhatsApp dhe Instagram për gati gjashtë orë. Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim.

“Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”, ka thënë Durov në një postim në Telegram.

Durov mes tjerash ka theksuar se disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël, ndërkohë që miliona persona kanë tentuar të hapin llogari.