Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi sot se rritja e rasteve me Kovid-19 në shumë vende evropiane dhe veriamerikane është moment kritik për liderët të ndërmarrin aksion.
“Ky është edhe një moment kritik për liderët ta përforcojnë veprimin. Edhe një moment kritik njerëzit të bashkohen për një qëllim të përbashkët. Shfrytëzojeni mundësinë, nuk është vonë”, tha Tedros.
Ai u drejtua në brifingun e rregullt me gazetarët në Gjenevë nga shtëpia e tij, ku gjendet në vetëizolim, prejse në Tuiter publikoi se ka kontaktuar me një person i cili ishte infektuar me koronavirusin.
