Teatri kombëtar i Shqipërisë shkon në histori, në Tiranë situatë e tensionuar

TË FUNDIT

Teatri nacional i Shqipërisë, që konsiderohet si një nga objektet më të bukura dhe më të rëndësishme në metropolin shqiptar, i takon historisë. Edhe përkundër kundërshtimit të punonjësve të teatrit, qytetarëve, shoqatave të qytetarëve, parti, e madje edhe presidentit Ilir Meta, sot në mëngjes në orën 4:30 mekanizimi ndërtimore filloi me rrënimin e objektit.

Menjëherë u krijua situatë e tensionajur që çoi deri te përplasja mes policië dhe aktivistëve nga Aleanca për teatrin, pas çka disa prej tyre u arrestuan, ndërsa aktivitetet për rrënimin u ndërprenë.

Gjendja në Tiranë, ku ndodhet objekti, edhe më tej është e tensionuar. Qytetarët e tubuar tentojnë ta depërtojnë kordonin policor.

I tërë kompleksi “Teatri kombëtar” përfshin sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë, ndërsa në shtatë mijë prej tyre është objekti në t[ë cilin përveç teatrit janë edhe biblioteka, qendra e përkthyesve, qendra informatike dhe të ngjashme.

Ai është vepër e arkitektit italian, Xhulio Berte, ndërtuar më 1938/39 me kërkesë të familjes mbretërore shqiptare.

Vendimin për rrënimin e tij e solli Parlamenti shqiptar në shtator të vitit 2018, me premtim nga qeveria se do të ndërtohet objekt i ri bashkëkohor. Pas protestave masovike dhe mospajtimeve Qeveria nuk arriti ta realizojë rrënimin e tij. Këto ditë e ajo e barti në pronësi të komunës së Tiranës, këshilli i të cilit në mbledhje onllajn të së enjtes e solli vendimin e fundit për këtë objekt.

Presidenti shqiptar, Ilir Meta në Gjykatën kushtetuese parashtroi kërkesë për shqyrtim të kushtetutshmërisë së vendimit të qeverisë me të cilin Teatri nacional kalon në pronësi të komunës së Tiranës, duke e vlerësuar si antikushtetuese dhe se është kërcënim për pasurinë dhe pronën publik./MIA