Teatri i Tetovës nisi të ndërtohet në vitin 2014. U bënë 9 vjet dhe ky objekt ende nuk është gati. Në vitin 2021 kompania NB përmes ministrisë së kulturës fitoi tenderin me vlerë prej 23 milionë euro për ta vazhduar fazën e dytë, por punimet po shkojnë shumë ngadalë.
Arsyeja e zvarritje së punimeve është se Qeveria nuk i ka lëshuar të gjitha mjetet.
Deri tani janë lëshuar 4 milionë e 390 mijë euro, që do të thotë se qeveria duhet të ndajë edhe 18 milionë e 610 mijë euro për dy vite.
Daim Luçi në një prononcim për TV21 tha se përfundimi i ndërtimit të objektit pritet të behet në vitin 2027.
“Kohëzgjatja e ndërtimit të objektit të destinuar për teatër dhe bibliotekë në Tetovë parashikohet nga dinamika e pëlqimit të siguruar për prokurim publik shumëvjeçar. Sipas konkluzionit të fundit të Qeverisë, dinamika e performancës duhet të zgjatet deri në vitin 2027. Në vazhdim e sipër është kryerja e punimeve ndërtimore, zejtare ndërtimore dhe hidraulike. Sipas kontratës së dhënë dhe sipas paralajmërimit të vazhdimit të dinamikës, objekti pritet të përfundojë përfundimisht dhe të vihet në përdorim në vitin 2027.”- deklaroi Daim Luçi, zëvendësministër i Kulturës.
Ndryshe nga ai, Vullnet Fejzullai sekretar në këtë teatër, thotë se punët do të duhet të përfundojnë në fund të vitit 2025.
“Afati për ndërtimin e objektit janë edhe ata që janë paraparë në kontratë themelore, domethënë fundi i vitit 2025, apo në kuartalin e parë të vitit 2026 nëse dalin punë të pa parashikueshme.”- deklaroi Vullnet Fejzullai – sekretar i teatrit
Por sa mjete janë lëshuar deri më tani nga viti 2021!?
“Këtu duhet të merret parasysh se këta mjete nuk janë paparë vetëm për realizuesin e punës por edhe për mbikëqyrësin. Gjatë vitit 2022 janë harxhuar rreth 150 milionë denarë. Për vitin 2023 me kontratën për kuartalin e parë janë paraparë diku 116 milion denarë edhe për pjesën e ngelur akoma nuk kemi nënshkruar aneks kontratën që do të shohim se sa do të jenë mjetet për realizimin e teatrit. Gjithashtu kemi edhe vitin 2021 ku janë harxhuar 69 milion denarë .
Tetari i Tetovës për momentin është i vendosur në hapësirat e pallatit të kulturës në Tetovë me kushte të vështira, ndërsa rrëfim në vete është edhe biblioteka e Tetovës e cila është e vendosur në një hapësirë prej 250 metra katrorësh.
