Ndërtimi i një qarkore përreth Tetovës do të largonte komunikacioni nga qyteti. Kjo ishte kërkesa e qytetarëve të Tearcës ndaj funksionarëve të BDI-së. Një qytetarë i cili ishte ulur afër Ejup Rrustemit, drejtori i NP “Rrugët Shtetrore”, kërkoi që kjo qarkore të ndërtohet me standarde të larta, pasi siç tha kjo rrugë do të shpëtonte 100 njerëz.
“Rrugën Neproshten, që kalon mbi autostradë, që i themi ne bypass i Tetovës i shpëton 100 mijë njerëz. Edhe këtë nuk e lëshoj, ja kam vendos dorën, rrugën kryetar e duam më së paku 10 metra të gjerë, me trotuar me ndriçim. Jo e kam seriozisht, jo jo nuk i besoj askujt më.”
Për këtë kërkesë Rrustemi doli në foltore për të dhënë përgjigje.
“Për komentin është duke u siguruar projekti infrastrukturor dhe për këtë gjë e din edhe kryetari i komunës pasi që dy jave jemi në komunikim permanent dhe të gjithë institucionet tjera, pasi që këtë projekt duhet të marrim leje nga 19 institucione shtetërore që janë të lidhura pikërisht me projektin infrastrukturor. Për dy tre javë besoj se e sigurojmë projektin infrastrukturor, mjetet i kemi siguruar, shpallim tenderimin dhe sivjet fillon ndërtimi i qarkores së Tetovës”, deklaroi Ejup Rustemi – drejtor i rrugëve të Maqedonisë.
Qarkorja e Tetovës do të lidhte zonën ekonomike të Tetovës me autostradën Tetovë-Shkup, si dhe fshatrat e komunës së Tearcës edhe Jegunovcës nuk do të kalonin përmes Tetovës, por do të kenë mundësi të kalojnë drejt në korridorin 8.