Vaksinimi i detyrueshëm kundër koronavorusit vijon, ndërsa vetë vaksina do ta ndryshojë ADN e njeriut: akuzat e këtilla janë përhapur shumë në Internet. A ka diçka të saktë në to? Ja çfarë thonë faktet:
A planifikon Gjermania vaksinim të detyrueshëm?
Para se të miratohet ligji i ri për mbrojtje nga infektimet në Gjermani, spekulohet shumë se ai parashikon vaksinim të detyrueshëm, kufizime të mëdha të lirive, mbikëqyrje të plotë, zbatim të masës me ndihmë të ushtrisë, dhe madje edhe duke e shndërruar Parlamentin në një vend pa zë.
Ja faktet. Ligji i plotësuar për mbrojtje nga infeksionet i thekson masat që autoritetet mund t’i ndërmarrin për kufizim të pandemisë. Për shembull: mosrespektimi i distancës fizike, kufizimi i kontakteve në ambient publik dhe privat, kufizim të udhëtimit, ngjarjeve kulturore dhe sportive, detyrim të mbahen maska. Me fjalë të tjera: përmenden masa që tashmë janë në fuqi dhe për të cilat tani është vendosur bazë ligjore përkatëse.
Sa u përket pretendimeve për vaksinim të detyrueshëm të ardhshëm, kjo është e pabazuar. As nuk janë miratuar masa për kufizim të punës së parlamenteve apo masave të cilat çojnë në “kontroll të plotë”.
Pohimet se kufizimet do të ishin vendosur me ndihmë të ushtrisë gjithashtu nuk bazohen në fakte. Sipas Kushtetutës, Armata në Gjermani mund të përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme edhe në raste të katastrofave natyrore apo gjendjes së jashtëzakonshme.
Dozat e para të vaksinës deri në fund të vitit?
A kanë publikuar dy krijuesit e vaksinës Bionteh në profilet e tyre personale në rrjetet sociale se do të mund t’i dorëzojnë dozat e para deri në fund të këtij vit? Pikërisht këtë deklaratë është paraqitur në dy publike identike në Tuiter.
Ja çfarë flasin faktet. Publikimet janë të rrejshme: as Jozlem Tureçi as Ugur Shahin nuk kanë shkruar një gjë të tillë në Tuiter. Të dy bashkëthemeluesit e Bionteh aspak nuk kanë profile të tyre në Tuiter, sqaroi kompania. Profilet janë të rrejshme dhe ndërkohë janë fshirë.
Dy profilet e rremë, nga të cilat u publikuan informacione të rrejshme janë krijuar në gusht dhe shtator, në fillim me emër tjetër. Ka profil të Turepit në Instagram, i cili padyshim është i rremë.
A e ndryshon vaksina ADN-në e njeriut?
Në rrjetet sociale spekulohet edhe se vaksina e “Bionteh” dhe “Fajzer” e përdor teknologjinë mRNA e cila asnjëherë nuk është testuar dhe miratuar për përdorim. Kjo teknologji e ndryshon ADN e njeriut, ndërsa 75 për qind e vullnetarëve te të cilët është testuar vaksina kanë pasur efekte anësore serioze, shkruan gazetarja amerikane Emerald Robinson në Tuiter.
Verifikimi i fakteve tregon se kjo deklaratë është e pavërtetë. Fajzeri dhe Biontehi në të vërtetë e përdorin teknologjinë e përmendur mRNA, ku përdoret fragmente nga kodi gjenetik të koronavirusit për riprodhim të virusit në trupin e njeriut. Si rezultat, sistemi imunologjik e njeh dhe fillon të prodhojë antitrupa – me çfarë krijon imunitet kundër Kovid-19. Për momentin është në vijim faza e tretë klinike nga ekzaminimet me mbi 43.000 njerëz.
Gazetarja Emerald Robinson, korrespondente nga Shtëpia e Bardhë për ueb-faqen konservatore amerikane Njuzmaks, gjithashtu, pohon se vaksina e ka ndryshuar ADN-në e njeriut. Nuk ka asgjë të saktë në këtë akuzë. Instituti gjerman poll Erlih, i cili është përgjegjës vaksinat dhe prodhimet biomjekësore, në ueb faqen e tij sqaron: “Nuk ka rrezik nga integrimi i mRNA në gjenomin e njeriut.
Të njëtën e thotë edhe Mark Linas nga Universiteti Kornel në SHBA. Ai për Rojters deklaroi: “Ky është një mit që shpeshherë me qëllim e përhapin kundërshtarët e vaksinës, me qëllim që të krijohet konfuzion”./MIA
