Të vaksinuar – të pa vaksinuar, është ndarja më e re e qytetarëve që shpesh herë dinë të konfrontohen edhe në rrjetet sociale për shkak se të vaksinuarit ndjehen të cenuar nga të pa vaksinuarit, ndërsa ato që nuk janë të vaksinuar thonë se të vaksinuarit nuk duhet të frikësohen për shkak se i mbron vaksina.
Autoritetet para së gjithash shëndetësore në njerëzit të kërkojnë aleatë që të tejkalohet gjendja. Kjo është e mundshme vetëm nëse shkenca vendoset në mes dhe shpjegohet se kjo që bëhet ka bazë shkencore thotë komunikologu Bojan Kordallov. Gabim i madh, sipas tij, janë dënimet dhe fjala “DUHET PATJETËR” për shkak se në atë mënyrë arrihet efekt i kundërt. Duhet të shpërblehen qytetarët që të motivohen për tu vaksinuar.
“Ndarjet asnjëherë nuk na çojnë drejt të mirës, posaçërisht jo në kohë pandemie. Armiku apo qëllimi është i përbashkët. Të vaksinuar ose jo, që e kanë kaluar virusin ose jo, askush nuk dëshiron të sëmuret e as të vdesë”, tha Bojan Kordallov, komunikolog.
Kordallov thotë se ilaçin e vetëm të sëmundjeve mund ta japin mjekët, e jo politikanët, inxhinierët, komunikologët, e as dikush tjetër, e më së paku politikanët.
“Porosia që duhet të dërgohet është “kam frikë që nuk do të mund të ta shpëtoj jetën. Kujdesem për ty” ndërsa porosia “nuk do të shkosh në kafene, nuk do të shkosh në restorant” mund vetëm të thellojë çështjen”, tha Kordallov.
Masat restriktive, kufizimet e qytetarëve, siç thotë ai, do të sjellin deri te ajo që qytetarët të mos i besojnë më shkencës, ndërsa nuk ka më keq se kjo gjë, posaçërisht në kohë të lajmeve të rrejshme. Andaj apeloi që të kthehemi në rrugën e shkencës.
