Të shtënat në Uashington, Netanyahu thotë se ishte atentat ndaj Trump

TË FUNDIT

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu reagoi ndaj të shtënave në afërsi të Donald Trump në Uashington, përcjell TV21. Sipas tij, ky ishte një atentat ndaj Trump. Netanyahu uroi shërim të shpejtë për oficerin e policisë të plagosur dhe vlerësoi reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret të SHBA-së.

“Sara dhe unë u tronditëm nga tentativa për atentat ndaj Presidentit Donald Trump mbrëmë në Uashington, DC. Jemi të lehtësuar që Presidenti dhe Zonja e Parë janë të sigurt dhe të fortë. U dërgojmë urimet tona për një shërim të plotë dhe të shpejtë oficerit të policisë së plagosur dhe përshëndesim Shërbimin Sekret të SHBA për veprimin e tyre të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Netanyahu.