Të rinjtë në lu’ftë kundër korrupsionit – Risteska: Për korrupsionin po flitet shumë, por ka pak rezultate

TË FUNDIT

Lufta kundër korrupsionit është prioritet dhe të rinjtë duhet të inkurajohen që ta njohin dhe të jenë rezistues ndaj korrupsionit të përditshëm. Këtë e theksoi Virxhinia Eliot, përfaqësuese e ambasadës së SHBA-ve e cila tha se të rinjtë dhe liderët e rinj në politikë  duhet të angazhohen dhe të japin propozime për përmirësim të gjendjeve në partitë politike.

Prokuroja për lidhje me Eurodrejtësi, Lençe Risteska beson se me promovimin e lidershipit etik te të rinjtë duke filluar një standard të ri në mënyrën e qeverisjes, do të mundemi të ballafaqohemi me sfidat e korrupsionit.

Sipas gjykatësit Betim Jahja këto trajnime duhet të ndihmojnë në luftën kundër korrupsionit që ka përmasa endemike në shtetin tonë.

Ky projekt është i përkrahur nga ambasada amerikane dhe përfshin tre punëtori njëditore ku pjesëmarrësit do të zhvillojnë shkathtësi për njohje dhe ballafaqim me korrupsion.