Të qëndruarit pranë bimëve na bën të lumtur

TË FUNDIT

Gjatë izolimit në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19, shumë njerëz rreth botës janë marrë me mbjelljen e bimëve.

Siç duket, bimët, përveç asaj që bëjnë që shtëpia të duket bukur, po ashtu kanë ndikim pozitiv në jetën tonë. Ato ndikojnë në ngritjen e humorit, të jemi më të lumtur dhe të jemi më produktiv në punë.

Në këtë përfundim erdhën një grup shkencëtarësh anglez, të cilët analizuan 2000 të rritur, të cilët punuan nga shtëpia në një ambient të rrethuar me lule.

Nga kjo u kuptua se më shumë se dy e treta e pjesëmarrësve në këtë studim besojnë se bimët kanë ndikuar pozitivisht në shëndetin e tyre mendor.

Eksperti britanik i botanikës, James Wong, që njëherësh është edhe projektues i kopshteve, ka treguar se të qenit i rrethuar nga bimët bën që të ndihemi mirë. Sipas tij, bimët ngrisin disponimin e njeriut. Ata që mbajnë lule në shtëpi, janë më të relaksuar dhe mund të mos ndjejnë dhembje trupi. Kjo sipas tij ndodh pasi që njeriu përqendrohet në rritjen e tyre, në këtë mënyrë duke e larguar mendjen nga montonia e gjërat tjera, që e bëjnë njeriun të tendosur.

Ai është i lumtur që ky studim u përfundua me sukses, dhe pasi që është botanist, ndihet mirë që më në fund mund tu ofrohet zgidhje njerëzve që të ndihen edhe ata mirë në ambinetin e shtëpisë, si mendërisht, ashtu edhe fizikisht./21Media