Të punësuarit e fabrikës Teteks gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me protestën e tyre. Tre nga të punësuarit e fabrikës Teteks Jarn u takuan me drejtorin e kompanisë, Petre Kamburov, i cili u tha se shkak për mosmarrjen e pagave është bllokimi i llogarisë nga avokati i kompanisë.
Sipas tij, shuma që duhet të marrë avokati është 25 mijë euro dhe Kamburov kërkon nga të punësuarit që ose të presin një kohë sa të gjejë zgjidhje me avokatin ose në vend të parave të marrin mall.
“Për momentin çdo euro që hynë në llogarinë e kompanisë Teteks Jarn Limited do të duhet të shkojë në llogarinë e avokatit unë them se kjo është e pa drejtë për shkak se nga një prilli askush nuk ka te drejtë që të bllokojë llogarinë e kompanisë dhe deri sa kjo nuk zgjidhet nuk mund të paguaj rrogat e të punësuarve”, tha Petre Kamburov, Drejtor i Teteks Jarn Limited.
Por punëtorët duan një zgjidhje, ata thonë se nuk mund për aq shumë para të marrin mall nga kompania. Të njëjtit kërkojnë nga qeveria që të gjejë një zgjidhje.
“Ne me konkluzionet nuk ishim aspak të kënaqur pasi që , ai nuk kishte asgjë konkret që t a bind dhe të na paguajë rrogat e mbetura . nuk mund ta shesim dhe nuk duam që ne si të punësuar të pranojmë që të marrim mallin, ne si të punësuar duam që ti marrim paratë , malli nuk është i pranueshëm”, tha Nikodin Jovanovski, protestues.
160 të punësuarit e fabrikës Teteks Jarn Limited janë larguar nga puna në fund të muajit mars, ndërsa rrogë nuk kanë marrë për dy muaj. Për momentin kompanina Teteks Jarn Limited është në pronësi të pronarit nga Bullgaria . Të punësuarit thonë se deri javën e ardhshme nëse nuk ka zgjidhje ata përsëri do të dalin në protesta.
