“Rroga në postë, ndihmë sociale” – kjo ishte njëra nga pankartat që po mbanin në duar të punësuarit në Postën e Maqedonisë. Ata protestuan për pagat e vogla, vonesën e tyre dhe kushtet e këqija.
-Sot është data 18, muaji vjen s’ka rroga, tha Gafur Beqiri, i punësuar në Postë.
Çdo muaj ua kanë vonuar apo vetëm këtë muaj?
-Kanë nisur çdo muaj… Kushte nuk ka të mira, tha Gafur Beqiri, i punësuar në Postë
Çfarë kushte u mungojnë?
-Nuk ka asgjë për postierët, vetëm uniformat që na i dhanë, asgjë tjetër, pohoi Gafur Beqiri, i punësuar në Postë.
Çfarë kërkoni konkretisht përveç rrogës?
-Biçikletë nuk ka, motora nuk ka, karrige nuk ka për neve, pohoi Gafur Beqiri, i punësuar në Postë.
Për çfarë karrige?
-Të ulemi për në punë nuk ka, pohoi Gafur Beqiri, i punësuar në Postë.
-I lus ekipin e menaxhmentit të postës, e lus Qeverinë që t’i shohin problemet tona, të gjendet zgjidhje, sepse në këtë mënyrë ne po fundosemi, dhe nuk po shohim dritën e bardhë në tunel, ne jemi në një tunel, jemi në një rrugë pa dalje, me këtë udhëheqje ne nuk mund të dalim nga tuneli.
Kryetari i Sindikatës së postës, Boro Veligdenov, thotë se 80% e të punësuarve janë me pagë minimale, dhe pa sigurim shëndetësor. Ai shton se në procesin teknologjik ka mungesë të punëtorëve – postierë dhe për këtë arsye ai thotë se administrata dhe pozitat drejtuese janë të mbushura.
“Me drejtorin e ri kemi biseduar disa herë, por nuk kemi marrë përgjigje konkrete se kur do të bëhet paga. Jemi dëshmitarë se sot nuk ka pagë për punëtorët dhe afati ligjor është data 15 e muajit. Aktualisht janë 1800 punonjës dhe rreth 200 postierë me kontratë. Kërkojmë gjithashtu që të zgjidhet statusi i postierëve që punojnë me pagë minimale dhe pa sigurim shëndetësor”, pohoi Boro Veligdenov, kryetar i Sindikatës së postës.
Sindikata vë në dukje edhe organizimin e dobët të punës, kushtet dhe mjetet e pasigurta të punës, ndërsa thonë se shqetësimi dhe revolta më e madhe te punëtorët vjen si pasoje e shpërfilljes se rëndë e të drejtave të punës. Ndryshe nëse nuk plotësohen kërkesat e punonjësve, sindikata njofton se protesta do të vazhdojë, dhe organizatat sindikale do të nisin procedurën për organizimin e grevës.
