Të paktën tri viktima nga sulmi në Mikolajiv të Ukrainës

TË FUNDIT

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 22 të tjerë janë plagosur nga sulmi me raketa të martën në ndërtesën e administratës rajonale në Mikolajiv, tha shërbimi i emergjencave të Ukrainës.

Qyteti-port i Mikolajivit gjendet në jug të Ukrainës.

Në një postim të publikuar online, shërbimi i emergjencave tha se 18 persona të plagosur janë nxjerrë nga rrënojat nga ekipet e shpëtimit.

Operacionet për shpëtim po vazhdojnë, tha ky shërbim.