Të paktën dy viktima në një zjarr në Moskë

TË FUNDIT

Të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 20 janë evakuuar për shkak të shpërthimit të zjarrit në një spital në Moskën qendrore, kumtoi një zyrtar i Shërbimeve të urgjencës.

Mediat lokale raportuan se ndërtesa ku ka shpërthyer zjarri është në proces rindërtimi.

Shërbimi për shtyp i Departamentit shtetëror të Urgjencës së Rusisë konfirmoi se gjatë shuarjes së zjarrit janë shpëtuar 23 persona dhe se kishte personel në ndërtesë që po punonte për rindërtimin.